Mbretëresha Elizabeth po përballet me probleme shëndetësore, duhet të pushojë edhe për të paktën 2 javë

Mbretëresha Elizabeth është përbalur me probleme të shëndetit së fundmi. 95-vjeçarja duhet të pushojë për të paktën edhe 2 javë të tjera me rekomandim të mjekut ka bërë me dije Pallati Mbretëror duke specifikuar se sovrania, është e detyruar të qëndrojë në Kështjellën Windsor.

Mbretëresha nuk duhet të marrë pjesë në angazhime zyrtare apo udhëtime të ndryshme. Ajo gjithashtu duhet të heqë dorë nga pjesëmarrja e saj në konferencën ndërkombëtare të klimës CoP26 në Glasgow të hënën e ardhshme.

Kujtojmë që më 22 tetor 95-vjecarja kaloi natën në spital për disa kontrolle mjekësore njoftoi pallati Mbretëror. Më pas ajo u kthye në shtëpi. Një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë u anulua.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *