Asnjë shpenzim nuk u kursye për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth . Një ceremoni luksoze, me përkujtime solemne, vigjilje dhe procesione ushtarake, ekrane maxi për të transmetuar ceremoninë në prani të krerëve të shteteve, liderëve botërorë dhe krerëve të kurorëzuar. Është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i kostove të një organizate të tillë, por bëhet fjalë për disa milionë paund dhe do të jenë taksapaguesit britanikë ata që do të paguajnë.
Një ceremoni faraonike u organizua për t’i bërë homazhe asaj që sundoi në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 70 vjet. Shifrat e sakta nuk dihen, por është e sigurt që tejkalojnë rreth 4 milionë të shpenzuara për lamtumirën e fundit në funeralin e Ledy Diana. Asnjë krahasim me kostot e bëra për ceremoninë e Princi Filipe cila, për shkak të kufizimeve anticovid, ishte percjellë në një formë më modeste.
Për funeralin në Westminster Abbey mbërritën Joe Biden, Emmanuel Macron, perandori i Japonisë Naruhito,Felipe dhe Letizia të Spanjës, dhe Charlene të Monakos, vetëm për të përmendur disa nga shumë njerëz të famshëm që erdhën nga e gjithë bota për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Për të garantuar sigurinë e shumë personaliteteve, të cilave duhet t’i shtohen edhe anëtarët e familjes mbretërore, nevojitet një dislokim i konsiderueshëm i forcave. Llogaritet një shpenzim prej disa milionë paundësh, sigurisht më i lartë se 6.3 milionë të ndara në vitin 2011 për dasmën e Princi William me Kate Middleton.
Shpenzimet për funeralin e Mbretëresha Elizabeth do të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve dhe do t’i shtohen kostos totale vjetore të familjes mbretërore e cila tashmë vitin e kaluar ishte afër 200 milionë paund.