Forcat meksikane të sigurisë kanë arrestuar gruan e El Mencho-s, njeriut më të kërkuar të momentit në Meksikë dhe bosi i kartelit ultra të dhunshëm Jalisco Nueva Generacion (CJNG). Rosalinda González akuzohet se është financierja e kartelit famëkeq.
Rosalinda González Valencia u arrestua në komunën e Zapopan në shtetin perëndimor Jalisco si një “një goditje e rëndësishme ndaj strukturës financiare të krimit të organizuar në shtet”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë të martën. Ajo ishte arrestuar në të njëjtin qytet ku ishte arrestuar më parë në vitin 2018, për t’u liruar më vonë pas pagesës së garancisë prej 78 mijë dollarësh.
Bashkëshorti i saj, emri i vërtetë i të cilit është Nemesio Oseguera Cervantes, është në arrati prej vitesh. El Mencho është një ish-polic i cili u bë kreu i një prej dy grupeve kriminale më të fuqishme në Meksikë.
Oseguera, për tw cilin DEA ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kokën e tij nga autoritetet amerikane në vitin 2018, ka ideuar shfaqjen e CJNG-së si një perandori kriminale që përfshin pesë kontinente dhe është një nga liderët e paktë të kartelit afatgjatë që i është shmangur kapjes.
Mike Vigil, ish-shefi i operacioneve ndërkombëtare për Administratën Amerikane të Zbatimit të Drogës, e quajti González Valencia një “mbretëresha narko”, familja e së cilës ka qenë prej kohësh e lidhur me trafikun e drogës.
“Ajo ka të gjithë çelësat, gjithë besimin e El Menços, të gjithë informacionin dhe ishte përgjegjëse për pastrimin e parave të kartelit”, tha Vigil.
Ai vuri në dukje se arrestimi i saj erdhi ndërsa dy nga fëmijët e tyre janë të burgosur në Shtetet e Bashkuara. Jessica Johanna Oseguera González, një shtetase e dyfishtë amerikane dhe meksikane, u dënua në qershor me dy vjet e gjysmë burg për përfshirje në biznese që pastronin paratë për kartelin.
Vëllai i saj, Rubén, i njohur si “El Menchito”, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për trafik droge, por mbetet i burgosur në pritje të gjykimit.
Duke marrë parasysh këtë, Vigil dyshon se nëna e tyre mund të jetë e interesuar “të negociojë një marrëveshje për të ndihmuar fëmijët e saj”.
Jalisco Nueva Generacion është një prej karteleve më të fuqishme meksikane dhe konsiderohet përgjegjës për disa nga sulmet më të dhunshme ndaj forcave të sigurisë në vend. Reputacionin e saj me sulmet e pacipë ndaj forcave të sigurisë së vendit, duke përfshirë një atentat vitin e kaluar ndaj shefit të policisë së qytetit të Meksikos që e plagosi atë dhe la të vdekur tre persona.
Në vitin 2015, persona të armatosur të kartelit rrëzuan një helikopter ushtarak meksikan me një granatë me raketa ku u vranë 15 efektivë.
CJNG është fajësuar për kontrabandën e sasive të mëdha të drogave, duke përfshirë opioidin sintetik fentanyl, në Shtetet e Bashkuara, ku vdekjet nga mbidoza të lidhura kryesisht me fentanilin u rritën në më shumë se 93,000 në vitin 2020, tregojnë të dhënat e SHBA.
Organizata është e mbyllur në një luftë të ashpër për territorin dhe rrugët e kontrabandës me kartelin Sinaloa, të udhëhequr më parë nga Joaquín “El Chapo” Guzmán, dhe persona të armatosur nga dy grupet rivale përleshen shpesh në pikat e nxehta në të gjithë vendin.
Selinë qendrore karteli e ka në Halisko (Jalisco), por sot vlerësohet se ka shtrirje në të gjithë territorin meksikan. Gonzales dhe El Mencho kanë tre fëmijë, mes tyre edhe Rubén Oseguera González, i njohur si Menchito, i cili në vitin 2020 u ekstradua në SHBA ku përballet me akuzat e trafikut të drogës.
/Priza.al/