Një artikull i gjithi i shkruar për mbretëreshën Elizabeth ka bërë lëmsh rrjetin.
Sipas raportimeve të Queen.gr thuhet se Gazeta online “Folha de Sao Paolo” ka bërë një lajm i cili i jepte lamtumirën mbretëreshës Elizabeth. Ndonëse ky lajm u fshi, të shumtë kanë qenë ata të cilët e kishin lexuar. Menjëherë pas fshirjes së lajmit shtëpia botuese ka postuar një deklaratë ku ka kërkuar falje për sa i përket shkrimit në lidhje me mbretëreshën.
“Është praktikë standarde në gazetari që të përgatiten histori për situata të mundshme, siç janë vdekja e liderëve botërorë, të famshëm dhe figurave publike. Folha i vjen keq për gabimin. Teksti është hequr”, shkruan shtëpia botuese.
Por lajmi u bë viral nëpër rrjetet sociale edhe në një farë ironie duke shkruar “nuk vdiq mbretëresha por gazetaria”, gafë kjo e cila nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga gazeta prestigjioze “The Guardian” duke thënë se ishte “qesharake”, dhe se për pak sa nuk do të kishim një incident diplomatik.