Emërimin e kryeministrit të ardhshëm të vendit në Londër Mbretëresha Britanike Elizabeth II ka vendosur ta kryej në Skoci në Kështjellën Balmoral.
Duke thyer kështu traditën 70-vjeçare të emërimeve në Pallatin Bakingam
Njoftimi është bërë nga vetë pallati Mbretëror Bakingam.
Kryeministri i ri dhe Boris Johnson do të shkojnë në Skoci, në eventin që mbahet më 6 shtator.
Në garën për të pasuar Johnson janë dy kandidatë, Liz Truss dhe Rishi Sunak. Fituesi do të shpallet nga partia konservatore më 5 shtator. Truss ose Sunak do të jetë kryeministri i 15 i sundimit 70-vjeçar të monarkes 96-vjeçare.