“Griseni!” Kjo është këshilla që gazeta konservatore Spectator u jep lexuesve të saj në lidhje me certifikatën e vaksinimit.
Mbretëria e Bashkuar pritet të eliminojë certifikatën e vaksinimit ose të quajtur ndryshe “Green Pass”. Mediat e huaja raportojnë se vendimi pritet të merret më më 26 janar, kur do të rishikohen masat kundër Covid-19.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Sajid Javid, ky vendim vjen pasi shenjat për pandeminë janë inkurajuese dhe sistemi shëndetësor do të ishte në gjendje të përballonte përhapjen e variantit Omicron . Numri i rasteve ditore ka ardhur në rënie graduale që nga 5 janari, po ashtu janë në rënie edhe shtrimet në spital.
Gjithashtu mendohet të hiqet mundësia për të punuar nga shtëpia, ndërsa mbajtja e maskave në transportin publik dhe dyqanet pritet të mbetet në fuqi. Këto ndryshime vijnë mes të dhënave inkurajuese nga javët e fundit në ishull.
/Burimi: openonline/ Përshtati: Priza.al/