Mbretëria e vetëshpallur që nuk e njeh Gjermaninë

“Königreich Deutschland” (Mbretëria e Gjermanisë) është një shtet i pavarur i vetëshpallur – i kompletuar me mbretin e vet të vetë-emëruar.

Pjetri i Parë, siç preferon të njihet, na pret në një sallë mjaft të zymtë të veshur me dërrasa druri. Ka rreth një dekadë që nga kurorëzimi i tij – ka pasur një ceremoni, e plotësuar me rruzull dhe skeptër – dhe themelimi i të ashtuquajturës mbretëri e tij, e cila prodhon paratë e veta, shtyp dokumentet e veta dhe ka flamurin e vet. Qe mbajtur një ceremoni, e plotësuar me skeptër.

Ai është person që në Gjermani njihet si “Reichsbürger” (qytetar i Rajhut), njëri nga rreth 21 mijë njerëzit që nga agjencitë gjermane të inteligjencës përshkruhen si përkrahës të teorive konspirative, të cilët nuk e njohin legjitimitetin e shtetit gjerman të formuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Këta njerëz e morën vëmendjen këtë javë, kur autoritetet gjermane arrestuan 25 persona nën dyshimin për organizimin e sulmit ndaj ndërtesës së parlamentit si përpjekje për ta rrëzuar qeverinë në mënyrë të dhunshme.

Megjithatë, Mbreti Peter thotë se nuk ka qëllime të tilla të dhunshme, por ai beson se shteti gjerman është “destruktiv dhe i sëmurë”.

“Nuk kam interesim që të jem pjesë e këtij sistemi fashist e satanik”- tha ai.

Vendosemi në një dhomë tjetër për të biseduar, të ulur në kolltukë prej pelushi, nën dritën e llambadarëve vezullues, përcjell gazeta Nacionale.

Por ky nuk është sallon. Jemi të rrethuar nga dritat e kamerat. Kjo është studioja televizive e Mbretit Peter. Ai shpreson që të hapë një kanal televiziv dhe marr vesh se njëra nga çështjet e tij do të jetë incizimi i secilit moment të komunikimit tonë.

Ai tha se i është dukur që nuk kishte zgjedhje tjetër pos ta formonte mbretërinë e tij, pasi ishte përpjekur që të bëhej kryetar qyteti dhe deputet i parlamentit gjerman – pa sukses.

“Njerëzit që janë të korruptuar, kriminelë ose të gatshëm për t’u përdorur, ngadhënjejnë në sistemin gjerman, ndërsa ata që kanë zemër të sinqertë, që duan ta ndryshojnë botën për mirë, në interes të së mirës së përgjithshme, nuk kanë mundësi”- tha Mbreti Peter.

Emri i tij i vërtetë është Peter Fitzek dhe veprimet e tij e kanë vënë shpesh në konflikt me ligjet gjermane.

Gjermania nuk i njeh këtë mbretëri ose dokumentet e saj. Peteri ka disa dënime për drejtimin e veturës pa leje dhe për zbatimin e programit të vet të sigurimit shëndetësor. Ai, gjithashtu, ka qenë në burg disa vjet për përvetësimin e parave të qytetarëve të tij, por dënimi më vonë i ishte shfuqizuar.

Shërbimi rajonal i inteligjencës, që ka qenë duke i përcjellë atë dhe mbretërinë e tij për gati dy vjet, na tha se e vlerësojnë si kërcënim, duke e krahasuar me një kult që i shpërfaq njerëzit para teorive të konspiracionit dhe ideologjisë ekstremiste.

 

Teori e ideologji të tilla janë shumuar në Gjermani vjetëve të fundit, të nxitura nga pandemia. Duket se pandemia e koronavirusit i ka shtuar përkrahjen dhe numrin e anëtarëve të mbretërisë.

Peteri na thotë se ka rreth pesë mijë qytetarë. Ai po e zgjeron mbretërinë, duke blerë tokë në Gjermani me qëllim të formimit të një numri të komuniteteve në të cilat këta njerëz mund të jetojnë përfundimisht.

Për shumë vjet, “qytetarët e Rajhut” ishin pak si shaka kombëtare. Sidoqoftë, Gjermania po mëson që t’i marrë ata seriozisht.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *