‘Mbretërit e dështimit’/ Tradhëtuan partitë e tyre dhe u futën në Parlament, por… njihuni me deputetët që nuk morën mandat në subjektet e reja

Parlamenti i dy viteve të fundit do të mbahet mend në historinë shqiptare për një grup deputetësh që thyen bojkotin e opozitës dhe pranuan për një rrogë të bëheshin pjesë e legjislaturave, duke bërë një opozitë sharlatanësh.

Këta deputetë të cilët u cilësuan edhe si “tradhëtarë” pasi pranuan mandatit e ligjvënësit në momentin që Partia Demokratike dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim u vetë përjashtuan nga Kuvendi, treguan më pas se nuk kishin mjaftueshëm ‘fuqi’ për t’u rikthyer në karriget e Parlamentit.

Emra si: Kujtim Gjuzi; Rudina Hajdari; Kostaq Papa; Halit Valteri; Edmond Stojku; Myslym Murrizi; Andi Përmeti; Nimet Musai; apo Selami Jenishehri, të cilët garuan në zgjedhjet e 25 prillit me parti të reja, dështuan në marrjen e votave dhe nuk fituan asnjë mandat.

Edhe pse Gjuzi, Shtjefni, Jenishehri dhe Papa u bashkuan në koalicionin “Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët” (ABEOK), arritën të merrnin vetëm 0.09% të votave (gjithsej 1377 vota), duke mos hyrë në parlament.

Dështimin tjetër e kishin personal, pasi listat e hapura zbuluan se sa persona dëshironin që personat e mësipërm të shkonin në parlament.

Konkretisht Rudina Hajdari mori vetëm 517 vota, Halit Valteri që pranoi të futej në listën e PS-së, mori 2146 vota; Nimet Musaj mori 2058 dhe Edmond Stojku 312.

Katër të tjerët morën përkatësisht Zef Shtjefni 12; Selami Jenishehri 11; Kostaq Papa 10 dhe Kujtim Gjuzi vetëm 2 kokrra vote. Këtë të fundit e la pas edhe kandidatja në listën e tij, Anita Dervishi, e cila mori të paktën votat e familjes, plot katër të tilla.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *