Duka i Sussex- it po përgatitet të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë ditëve të ardhshme për të vizituar babain e tij Mbretin Charles , i cili spo është diagnostikuar me kancer, ka thënë një burim i afërt me Princin Harry.
“Duka foli me babanë e tij për diagnozën,” tha Zyra e Dukës dhe Dukeshës së Sussex. “Ai do të udhëtojë në MB për të parë Madhërinë e Tij në ditët në vijim”.
Madhëria e tij ka filluar sot një orar të mjekimeve të rregullta, kohë gjatë së cilës ai është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat me publikun. Përgjatë kësaj periudhe, Madhëria e Tij do të vazhdojë të ndërmarrë punët shtetërore dhe dokumentet zyrtare si zakonisht. Mbreti është mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, e cila u bë e mundur falë procedurës së tij të fundit në spital. Ai mbetet plotësisht pozitiv për trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.
Madhëria e tij ka zgjedhur të ndajë diagnozën për të parandaluar spekulimet dhe me shpresën se mund të ndihmojë mirëkuptimin publik për të gjithë ata në mbarë botën që janë të prekur nga kanceri.