Në një mesazh drejtuar Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Mbreti Charles tha se ai dhe Mbretëresha kanë qenë “të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar” nga fatkeqësia.
“Unë vetëm mund të imagjinoj shkallën e vuajtjes dhe humbjes si rezultat i këtyre tragjedive të tmerrshme dhe veçanërisht dëshiroja të përcjell ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta për familjet e të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre,” tha ai.
“Mendimet dhe lutjet tona të veçanta janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, qoftë përmes lëndimit apo shkatërrimit të pronës së tyre, si dhe me shërbimet e urgjencës dhe ata që ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit.”
Mesazhi ishte firmosur: “Charles R”.