Kur Mbreti Charles III u ngjit në fronin britanik pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, ai trashëgoi rezidencat e nënës së tij të ndjerë, si Pallati Buckingham dhe Kalaja Windsor, të cilat kanë shumë protokolle të stafit. Pa dyshim, rregullat ndonjëherë janë strikte dhe vlejnë për të gjithë. Por një rregull duket se nuk lidhet me Mbretin Charls.
Ai ka një mospëlqim të madh për telefonat celularë
Për stafin që punon në rezidencat mbretërore, ekziston një rregull i pathyeshëm, i cili nuk është tjetër veçse të mbajnë celularët të fikur gjatë orarit të punës. Përjashtohen ata që punojnë në zyrat e pallatit dhe kanë nevojë për celularë për të kryer detyrën. Ky rregull sigurisht ka të bëjë me monarkun e ri i cili siç dihet nuk ka celular.
Mospëlqimi i monarkut të ri ndaj telefonave celularë është i njohur. Tashmë rregullorja është më e favorshme se në të kaluarën, pasi sot punonjësve u lejohet të kenë celularët me vete, për aq kohë sa janë të fikur. Në të kaluarën, telefonat celularë liheshin jashtë pallatit gjatë kontrolleve të stafit.