Ikona e muzikës italiane, Adriano Çelentano, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Mediat e huaja raportojnë se Çelentano ka qënë protagonist në rreth 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion.
Ai numëron në karrierën e tij të gjatë muzikore 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura. Suksesin më të madh Adriano Çelentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti.
Ndërkohë, Ornella Muti në një intervistë ka treguar se gjatë filmit pati një aferë me Çelentanon ndërsa ishte e lidhur me dikë tjetër.
“Kam tradhëtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Çelentanon”,- u shpreh aktorja.
/Priza.al/