Mbrojtësi drejt rinovimit me Chelsea, Barcelona duhet të ndryshojë objektiv

Cesar Azpilicueta do të rinovojë me Chelsean. Lajmi është dhënë nga Sport, teksa mbrojtësi ka arritur një marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin edhe për 2 sezone të tjera. Kontrata aktuale skadon në vitin 2023, ndërsa akordi i ri e sheh atë pjesë të Bluve të Londrës deri në vitin 2025.

Në këto kushte, Barcelona duhet të ndryshojë objektiv. Azpilicueta ishte një nga synimet e katalanasve në këtë merkato dhe tashmë fokusi duhet të jetë diku tjetër.

32 vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2012, periudhë në të cilën erdhi nga Marseille.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *