Chelsea është shumë pranë transferimit të Wesley Fofana.
Mbrojtësi francez ka deklaruar hapur dëshirën e tij për t’u transferuar në Londër dhe tashmë ka filluar të lëviz konkretisht.
Fofana i ka bërë me dija skuadrës dhe trajnerit Rodgers se nuk dëshiron të grumbullohet për sfidën e të shtunës ndaj Southampton.
Ky vendim vjen pikërisht në një koment ku negociatat e agjentit dhe lojtarit me Chelsea-n kanë avancuar ndërsa me Leicester janë “ftohur” totalisht.
Tani, pritet vetëm konfirmimi i “dhelprave”, që deri tani kanë bërë një rezistencë të fortë, por duket se ka ardhur momenti për t’u dorëzuar dhe për të hapur krahun.