Sllovakia i është bashkuar Polonisë dhe Hungarisë duke ndaluar në mënyrë të njëanshme importet e grurit dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina, me qëllim mbrojtjen e fermerët e saj, edhe pse është kritikuar nga Kievi dhe nga Komisioni Evropian si ‘e papranueshme’.
BE-ja do të presë që shtetet e Evropës Qendrore “të dalin me një shpjegim”, tha një zyrtar i lartë, pasi Polonia dhe Hungaria njoftuan ndalimet e tyre gjatë fundjavës dhe Sllovakia ndoqi shembullin ditën e sotme. Bullgaria ka thënë gjithashtu se po shqyrton një ndalim.
Zyrtari tha se çmimet e ulëta globale dhe kërkesa nënkuptonin se sasi të mëdha të grurit ukrainas në veçanti po qëndronin në bllok në vend që të shiteshin, duke shtuar se “Ka një problem, do të shohim se çfarë mund të bëjmë në javët dhe muajt e ardhshëm. ”
Pas pushtimit rus në Ukrainë vitin e kaluar, disa porte të Detit të Zi u bllokuan dhe gruri ukrainas, i cili është dukshëm më i lirë se ai i prodhuar në BE, përfundoi duke qëndruar në Evropën Qendrore kryesisht për shkak të pengesave logjistike.