Përfundon ndeshja Francë-Australi, e vlefshme për Grupin D të Kupës së Botës. Sfida është mbyllur me rezultatin 4-1 për kombëtaren e Didier Deshamps.
“Gjelat” e panë veten në disavantazh pas 9 minutash lojë. Një dalje e bukur e “kangurëve” dhe Guduin shënoi golin e avantazhit, teksa Lukas Hernandez pësoi dëmtim direkt, pasi në atë aksion kapi gjurin keq dhe i la kundërshtarit avancimin dhe krosin.
Franca reagoi shpejt dhe në minutën e 27 barazoi shifrat. Nga një goditje këndi, topi përfundoi larg zonës, ku Teo Hernandez e stopoi dhe hodhi një super krosim brenda zones, kur Adrien Rabiot me kokë nuk fali dhe shënoi.
Franca mori zemër. “Gjelat” fituan topin dhe menjëherë finalizuan me Zhiru, që tashmë është vetëm 1 gol larg rekordit absolut te golashënuesit më të mirë të Francës, Henri.
Në minutën e 68 “Gjelat” trefishuan shifrat. Mbape realize pas disa rasteve të humbura, duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte krosimin nga e djathta të Dembele
3 minuta më vonë, francezët gjetën edhe golin e 4. Por, nuk mbaron me kaq sepse historia është shkruar tashmë: Mbape mori krahun e majtë, krosoi në qender, aty ku Zhiru me kokë shenoi golin e dytë personal të mbrëmjes dhe të katërtin për Francën. Do të thotë histori sepse sapo ka barazuar legjendën Henri me 51 gola te Franca…
Sulmuesi i Milanit barazon legjendën Tieri Henri. Ndeshjen e ardhshme, Franca do ta luajë përballë Danimarkës, ndërsa Australia do të përballet me Tunizinë. Të dyja sfidat do të luhen më 26 nëntor.