‘Mbrojtja’ miraton 4 projekt vendime/ Peleshi: 30 mln euro hua koncesionare nga Italia, ja për çfarë

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se dikasteri që drejton ka ndërmarrë 4 projektvendime, 2 prej të cilëve lidhen me fushën e pjesëmarrjes së forcave të armatosura shqiptare në operacione ndërkombëtare dhe 2 të tjerë për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile.

“Në operacionin e NATO-së në Mesdhe të quajtur ‘Fokops’ ne do marrim pjesë me një anije me 21 anëtarë të forcave të armatosura. Po ashtu edhe në një operacion ndërkombëtar në Egjipt, do marrin pjesë 3 oficerë shqiptarë.

Projekt vendimet e tjera lidhen me menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Kemi identifikuar 6 risqe, tërmetet, rrëshqitjet e tokës, përmbytjet, epidemitë apo pandemitë, rreziqet teknologjike. Kemi miratuar strategjinë sesi do t’i adresojmë në mënyrë aktive. Strategjia parashikon si do të shpërndahen forcat në parandalimin e risqeve ekzistuese dhe potenciale.

Projektvendimi i katërt, është marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë për mbështetjen e gjithë sistemit të emergjencave civile me një hua koncesionare prej më shumë se 30 milionë euro. Jemi gati për të kaluar në ratifikimin e kësaj marrëveshje në Këshillin e Ministrave”-tha Peleshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *