Gjykata kundër Korrupsiont dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në burg efektivin e policisë, Elefterios Sullaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët u kapën me sasi droge në mjetin e tyre.
Sullaj u arrestua bashkë me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegu, i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe Eris Tafa, i cili akuzohet për largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Sullaj bënte ‘mburojën’ e shokëve të tij që i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, madje shpesh herë bënte edhe rolin e shoferit teksa shpërndanin kokainë në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit.