Mbushen 20 vite nga 11 Shtatori 2001/ Rama mesazh për SHBA-të: Sot e përgjithmonë, do të mbetet një ditë kujtese për…  

Sot janë mbushur 20 vite nga sulmi terrorist i 11 Shtatorit 2001, në New York dhe Washington D.C., në SHBA.

Këtë ditë Kryeministri Edi Rama, e ka përkujtuar me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ku ka deklaruar se 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Në një postim në “Facebook” në 20-vjetorin e sulmeve terroriste, Rama e cilëson 11 Shtatorin, një ditë sulmi të urrejtjes barbare kundër qytetërimit.

“20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj.

Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë. #GodBlessAmerica??,- shkruan Rama.

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *