Kur është mbushur plot një vit nga largimi nga kjo jetë e botuesit Kasem Hysenbelli, miku i tij dhe një herësh Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zgjedhur që ta përkujtojë me një mesazh të ndjerë.
Presidenti Mreta, e ka përkujtuar Presidentin e “Fax News”, Kasem Hysenbelliun, duke e konsideruar si “një mik me kontribut të vyer në konsolidimin e lirisë dhe pavarësisë së medias”.
Ja mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
“I paharruar kujtimi i mikut dhe Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu dhe kontributi i Tij i vyer, për gati dy dekada, për konsolidimin e lirisë dhe pavarësisë së medias.
Uroj që “Fax News” të vazhdojë me dinjitet misionin e Tij!”
/Priza.al/