Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.
Pas hetimeve, organi i akuzës ka kërkuar arrest në burg për Ferdinand Rrushin, pasi akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e 43-vjeçarit. Po ashtu prokuroria ka kërkuar të njëjtën masë sigurie edhe për vëllain e tij Pajtim Rrushi pasi pretendohet se ai e ka ndihmuar që të fshihte kufomën.
I arrestuari Ferdinant Rrushi, në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, pretendon se e ka lënë Ruzhdi Hoxhën pranë banesës së tij në zonën e njohur si “Treshi”, pranë urës së Institutit Bujqësor dhe më pas është largua në drejtim të banesës me automjetin e tij Por, në fakt, nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se automjeti sapo është larguar nga një degëzim i autostradës, në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin në drejtim të Dajtit.
Pistat kryesore të hetimit për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dyshohet se janë borxhet dhe parcelat me kanabis.
/Priza.al/