Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, ka mbyllur hetimet ditën e sotme rreth vrasjes së Vajdin Lajamt dhe Klodian Saliut, ndërsa i janë njoftuar akuzuat Viktor Ymerit i njohur si ‘Tori Xhihanës’.
Bëhet me dije se SPAK ka ngritur akuzë dhe për të dyshuarin Indrit Rusi për vrasjen e Klodian Saliut, ndërsa nesër pritet t’i komunikohen akuzat dhe Emiljano Shullazit i cili ndodhet në regjimin 41 biss.
Po ashtu, akuzat SPAK pritet t’ia komunikojë edhe Lulzim Berishës dhe Plarent Dervishajt. Ishte dëshmia e Luftar Reçit, i penduari i drejtësisë që çoi në zbulimin dhe zbardhjen e plotë të 2 ngjarjeve të rënda kriminale të 15 viteve më parë ku në dy atentate mafioze u ekzekutuan Klodian Saliu si dhe biznesmeni Vajdin Lamaj me mikun e tij të fëmijërisë, Artan Arsi.
/Burimi: BalkanWeb/