Kompania ‘Meta’ e Mark Zuckerberg, që zotëron platfromat Facebook, WhatsApp dhe Instagram, ka vendosur të mbyllë llogarinë në Facebook të portalit CNA të Elvi Fundos allias Vesho Mallisti.
Vendimi i kompanisë ‘Meta’ ka ardhur pas shkeljes së përsëritur nga Elvi Fundo të rregullave të Facebook, përmes vjedhjeve të materialeve video/foto, materialeve mediatike, përndjekjes së personazheve publikë, shantazheve dhe përdorimit të platformës për qëllime kriminale.
Mbyllja e Facebook-ut të CNA vjen pas mbylljes së llogarive të këtij portali periferik dhe ndotës në Youtube, Instagram dhe Tik-Tok.
Izolimi i tezgës mediatike dhe psikike të Vesho mallistit në platformat Facebook, Youtube, Instagram dhe Tik-Tok vjen në një kur gjykata e Köln-it në Gjermani ka dhënë tre vendime kundër ish zyrtarit të PD, Elvi Fundo allias Vesho Mallisti, duke konstatuar shkelje të përsëritur nga ana e tij të së drejtës së autorit, me publikimet dhe maskarallëqet në pusetën e tij mediatike CNA.
Krahas bllokimit të plotë në rrjetet sociale të këtij personazhi që duhej të ishte izoluar si Robert Staka, po punohet edhe për mbylljen e hostit të CNA si dhe heqjen e licencës korruptive dhe të paligjshme të televizionit qesharak dhomë e kuzhinë, me zyra te pallati i Ben Rrelit te Kopshti Botanik.
Ndërkaq, pas manovrave të prokurores së Tiranës Rovena Zoto për të ‘larë duart’ me dosjen e Elvi Fundos për pastrim parash, një tjetër dosje po përgatitet për në SPAK, për Elvi Fundon, Xhovani Shytin dhe Etleva Skonja, për korrupsion, pastrim parash, shantazh, ndikime të paligjshme, përndjekje etj.
Vesho mallisti ka edhe disa llogari të hapura me drejtësinë gjermane, ku përfshihen disa çështje civile dhe një dosje penale.
Në gjykatat shqiptare, për Vesho mallistin janë referuar dhjetëra padi për shpifje. Prapaskena mëson se të paktën 30 padi civile dhe kallëzime penale po përgatiten nga personazhe të ndryshëm publikë kundër Elvi Fundos për shpifje, shantazh dhe përndjekje.