Bashkia e Pustecit është e para në vend që ka mbyllur procesin manual të numërimit të votave pas zgjedhjeve të së dielës.
Nga numërimi i 8 kutive që ka në total kjo bashki, rezulton se kryebashkiaku aktual që kandidon nën siglën e Partisë Socialiste, Pali Kolefski ka arritur të marrë 1374 vota.
Ndërkohë, rivali i tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka arritur të marrë vetëm 731 vota.
Kolefski fiton kështu mandatin e dytë duke u rikonfirmuar në detyrë, pas atij të zgjedhjeve monopartiake të vitit 2019.