Kanë mbyllur numërimin e votave bashkitë Klos dhe Mirditë. Në të dyja qytetet ka fituar Partia Demokratike. Në Klos janë numëruar 27-të kutitë, ku Partia Demokratike fiton me 3738 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste, me 3702 vota. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim merr në Klos 171 vota.
Ndërsa në Mirditë janë numëruar kutitë në 14 qendra votimi, ku Partia Demokratike ka marrë 5915 vota, Partia Socialiste 4864 vota dhe LSI 1143 vota.