Numërimi i votave për zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike është mbyllur vetëm pak minuta më parë.
Ndërkohë, Besart Xhaferrit i është besuar lidershipi i të rinjve demokratë me 5256 vota, duke lënë pas 5 kandidatët e tjerë.
Pas Xhaferit, më i votuari është Mariglend Doçi me 1292 vota, teksa të tjerët kanë një diferencë të madhe votash me Arnold Kariqin i renditur i fundit.
Xhaferi zëvendëson në këtë post Belind Këlliçin, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 teksa mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë.
Konkretisht kandidatët kanë marrë:
Besart Xhaferri – 5256 vota (Fituesi)
Mariglend Doçi – 1292 vota
Artjon Bajramaj – 528 vota
Barbara Doda – 452 vota
Alesia Balliu – 186 vota
Arnold Kariqi – 168 vota