Mbyllet seanca e sotme e Parlamentit. Jashtë ka pasur kaos dhe dhunë nga demokratët që nuk u lejuan që të futen brenda pas përjashtimit të 24 deputetëve që dogjën karriget ditën e hënë. Brenda socialistët me 71 vota miratuan rendin e ditës.
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se beteja do të vazhdojë. “Përjashtimi i 24 deputetëve nuk parashikohet në rrethanat që njeh rregullorja e Kuvendit. Deputetët janë dënuar pa ligj. Kryetarja e parlamentit hyn si mi brenda.
Kjo mua nuk më duket jetë normale e parlamentit. Për ligjet mjaftojnë të mblidhe në vilën e bollshme të pajustifikuar të Ramës ti votojnë. Sot deputetë e opozitës nuk u lejuan që të futen brenda. Nuk bën asgjë më shumë apo më pak Putini.
Rama sjell deputetët e tij si dele që të përplasen me deputetët e opozitës, ndërkohë që vetë fshihet në Surrel, pas grave, deputetëve dhe njerëzve që i keqpërdor dhe vetë qëndron në Surrel, shikon luksin. Ne do të vazhdojmë si të na teket, rast pas rasti në këtë godinë, të Kryeministrisë dhe cdo tjetër” tha ai.