Për dy orë e gjysmë protestuesit e thirrur nga opozita kanë protestuar para Kuvendit, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pasi dhanë mesazhet e tyre, protestuesit u larguan nga Kuvendi, ndërsa iu drejtuan selisë së PD-së, bashkë me kreun e Partisë Sali Berisha dhe deputetë të tjerë, që rezultojnë të përjashtuar nga seancat plenare.
Kujtojmë se paralelisht u mbajt edhe seanca plenare, e cila u shoqërua me tensione teksa deputetët e opozitës bllokuan foltoren.
Sakaq, protesta e radhës do të mbahet më 3 mars.