Ka përfunduar vetëm disa minuta më parë, procesi i zgjedhjeve dhe numërimit për kryetarin e ri të Degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër.
Komisioni i Rithemelimit, i cili monitoroi të gjithë procesin, bën me dije se në Gjirokastër fitues është shpallur Eris Shahin Shehaj, me 53% të votave.
Ndërsa në Tepelenë, fitues është shpallur Malo Hydai Sadikaj, si dhe kryetar i PD dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave.