Mbyllet protesta e opozitës/ Nga sulmi ndaj Berishës, te mesazhet e forta

Mbyllet protesta e opozitës. Protesta që zgjati rreth 120 minuta nisi nga sheshi “Skënderbej” dhe e përfunduar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por pa thyer perimetrin e sigurisë të vendosur nga policia për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Protesta nisi me tensione, teksa një incident i fortë dhe i paprecedentë e shënoi ditën e sotme. Përkundër protestuesve paqësorë me thirrje drejtuar Europës, një 31-vjeçar ka sulmuar kryeopozitarin Sali Berisha.

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë marshuar nga selia e PD drejt bulevardit, teksa Berisha është qëlluar nga një person me grusht. Mësohet se Berisha është gjakosur në fytyrë, madje edhe është rrëzuar. Ndërkohë, ndërhyrja e truprojës të tij dhe simpatizantëve të tjerë ka qenë e menjëhershme duke neutralizuar autorin.

Një moment frike, ankthi dhe tensioni në protestën e opozitës. Pak minuta pasi ka dalë nga selia e PD së bashku me kreun e Partisë së Lirisë Kreu i PD-së Sali Berisha është goditur nga një 31-vjeçar me grusht në fytyrë dhe lideri i opozitës është rrëzuar përtokë.

Veprimi ka irrituar protestuesit e tjerë të cilët kanë reaguar duke rrethuar agresorin dhe duke e qëlluar me grusht.

Por dy persona kanë ndërhyrë duke mos i lejuar ta qëllojnë, janë truproja i Berishës dhe ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani.

Bën grushtat gati dhe futet mes turmës, ja kur agresori i shpëton truprojave dhe godet Berishën.
Ka arritur t’i shpëtojë truprojave dhe i është afruar me shpejtësi kreut të PD-së Sali Berisha duke e goditur me grusht në fytyrë.

Me qëllim të qartë 31-vjeçari nga Tepelena i identifikuar si Gert Shehu, shihet teksa bën grushtet gati pa hyrë mes turmës, më pas çan protestuesit dhe qëllon Berishën.

Deputetja Ina Zhupa është treguar e ashpër në qëndrimin e saj ndaj kryeministrit Edi Rama. Në protestën e opozitës të zhvilluar sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, tha se kryeministri Rama e ka çuar vendin drejt korrupsionit dhe varfërisë.

“Një bastard politik. Grushti ishte ndaj nesh, ndaj lirisë, demokracisë. Ia garantojmë se përgjigjen do ta marrë mbrapsht 100 fish. Jemi këtu sot sepse jemi të qartë për demokracinë. Jemi këtu sepse në zërin tonë ne themi; ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Vend të lirë, demokratik, me mirëqenie. Si mund t’i rikthehemi ne emigrimit me gomone. Duhet të jemi qytetarë europianë që shkojmë në Europë me dinjitet. BE ne e dimë se i ka thënë jo amnistisë fiskale. BE sot i thotë jo pasaportave të arta, ndërsa Rama i thotë të vijnë të gëzojnë në Shqipëri.”, tha Zhupa.

Në fjalën e tij në protestën e opozitës, Tomor Alizoti reagoi ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se kryeministri nuk ikën nga pushteti me këngë e valle, por ai duhet të shporret.

“Demokracia fitohet me forcë me energji. Rama nuk ikën, por kapet dhe çohet diku larg. Mos i nënvlerësoni demokratët. Njerëzit tanë vdiqën për këtë ditë”, duke shtuar: “Rama nuk ikën me këngë e me recitime. Rama shporret”, ka thënë ai.

Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën në protestën së opozitës. Gjatë fjalës së tij Këlliçi u ndal edhe tek incidenti i ndodhur ndaj kreut të PD Sali Berisha i cili u qëllua me grusht. Këlliçi u shpreh se uron që pas këtij incidenti të mos fshihet kryeministri Edi Rama. Po ashtu theksoi se sot qytetarët janë bërë bashkë për të dhënë mesazh të qartë liderëve europianë.

“Është momenti që ta dëgjojnë të gjithë Europianët që janë në Samit me Edi Ramën. “Rama ik”, këto janë shqiptarët e vërtetë. Uroj që pas incidentit të sotëm të mos jesh t’i. Në 12nëntnor je shpallur armik në shesh para shqiptarëve. Uroj që pas incidentit të mos jesh ti apo levat e t ua. Për këtë që ka ndodhur sot do ti shkojmë deri në fund”, tha ai.

Personi u afrua dhe goditi rrufeshëm Berishën, duke e gjakosur afër syrin dhe duke e rrëzuar.

Ndërkohë, që agresori u neutralizua nga truproja dhe u gjakos në fytyrë. Gazetari Igli Celmeta ka sigruar se behet fjale per shtetasin Gentian Shehu, nga Kukesi.

Menjëherë pas aktit dhe përplasjes me protestuesit e tjerë të cilët bashkë me truprojat i dolën në mbrojtje kreut të PD-së, autori, i identifikuar si Gentian Shehu nga Kukësi është marrë nga policia.

Berisha mbulohet nga protestuesit me një flamur.

I gjakosur në fytyrë, Berisha nuk ndalet, jep mesazhin e parë pas goditjes
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pari që e mori fjalën nga podiumi i protestës së opozitës.

Pasi u sulmua nga një qytetar në mënyrë krejt të rrufeshme me një grusht poshtë syrit, madje lideri demokrat u rrëzua, Berisha nuk i kurseu mesazhet nga protesta.

“Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve.”, ka thënë Berisha.

Teksa sot Tirana do të presë 27 liderë europianë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor, opozita nuk është tërhequr, duke i mëshuar me forcë protestës së saj, për të cilën kanë nënvizuar disa herë se do të jetë paqësore.

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi dje në një konferencë për mediat se opozita do të protestonte në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndonëse është një zonë ku është vendosur perimetri i sigurisë nga policia për shkak të samitit. “Është kjo parti e cila në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët sepse është kjo parti në qeveri e cila firmosi marrëveshjen e stabilizimasociimit, liberalizoi vizat… në këtë aspekt në historinë e PD Samti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj, por nesër ne populli opozitar, do të mbushë rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane.

Tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, lirinë, dinjitetin, të bashkohet nesër në shesh me ne për t’i dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”, tha ai.

Policia e Shtetit nga ana tjetër nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për të protestuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Pavarësisht këtij fakti, Partia Demokratike nuk është tërhequr nga protesta dhe vendi, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës./bw

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *