“Flamur Noka flet nga selia e PD-së*: Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar sot mori një mesazh, mesazhi ishte; jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet, nuk do të ketë paqe asnjëherë. Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz, as me dhunë. Ne do të jemi këtu do të vazhdojmë mosbindjen civile derisa synimet tona të arrihen. Narkosi duhet të largohet, ti hapë rrugë një qeverie teknike. Sot startuam nga parlamenti në rrugë, ne do të jemi në mosbindje civile. Sot ata janë duke u dridhur, janë të tërbuar, sepse qytetarët u kallën datën. Me mijëra forca kanë rrethuar bunkerin e Surrelit, sulltani nuk fle i qetë. Revolta nuk ndalohet me gaz, do të vijë duke zier. Kjo nuk ishte protestë, por revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile. Ne do të jemi në aksion cdo ditë.
Mbyllet protesta e PD-së, Noka: Regjimi u drodh, qeveri teknike, beteja vazhdon
Leave a comment