Mbyllet takimi i Glover me Ramën në selinë rozë

Takimi mes Shefes së Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover  dhe kryeministrit Edi Rama është mbyllur. Ai u zhvillua në selinë e PS dhe zgjati rreth 40 minuta.

Nuk dihet ende se kush ka qenë fokusi i bisedës së tyre, por kujtojmë se misioni i fundit i Glover në vendin tonë ka qenë vëzhgimi i zgjedhjeve të 14 majit.

Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover gjatë një konference për mediat pas procesit të zgjedhjeve të 14 majit bëri publike disa prej problematikave të konstatuara nga vëzhguesit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *