Mbyllet votimi/ Meta apel qytetarëve: Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor. Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet  

Menjëherë sapo ka përfunduar procesi i votimeve dhe janë mbyllur kutitë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka qenë dhe garant i këtij procesi, ka bërë apelin e rëndësishëm për të gjithë qytetarët.

Ja mesazhi i Presidentit Ilir Meta nga rrjeti social Facebook:

“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.

Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.

Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!

Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.

Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!

Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”.

/Prizqa.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *