Ora 19:00 përkon me mbylljen e procesit zyrtar të votimit në të gjithë vendin. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 të kësaj në diele në të gjithë Shqipërinë.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e lartë.
Nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta e tek drejtuesit e partive dhanë mesazhe të qarta për të votuar masivisht.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime, ku deri në orën 18:00 kanë votuar 45.48 për qind në rang vendi. Deri në orën 18:00 kanë raportuar të dhënat 1967 qendra votimi nga 5199 në total.