Mbylli vizitën në Tiranë, Ursula Von der Leyen: Vlerësoj angazhimin tuaj për të ardhmen e Shqipërisë në BE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen ka mbyllur vizitën e saj në Tiranë.
Ditën e djeshme Von der Leyen u takua me kryeministrin Edi Rama ku dhe zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërsa sot ajo u takua me presidentin Bajram Begaj.

Von der Leyen shkruan në platformën X se “Faleminderit për një takim të mirë me Bajram Begaj. Unë e vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”.

Ajo erdhi në Tiranë vetëm pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në BE.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *