Pak kohë pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave që mbyll Akademinë e Studimeve Albanologjike, rektori i saj, Luan Përzhita ka dhënë dorëheqjen.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare ndërsa shkresa i është drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe pritet miratimi i saj nga kjo e fundit.
I dekretuar si rektor nga Presidenti, vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen vjen në një kohë kur Akademia Albanologjike do të ndiqte rrugët ligjore për të kundërshtuar VKM-në, përfshirë edhe mbylljen e një akademie ku drejtuesi i emëruar me dekret “pushohet” me VKM çka ishte e kundraligjshme.
Dorëheqja e papritur rektorit vë në dyshim vijimin e procesit, për të cilin ai vetë u angazhua publikisht në një konferencë për mediat para se VKM-ja të miratohej. Pritet reagimi i senatit dhe vetë Ministrisë së Arsimit.