Kryeministi Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me sulmin kibernetik ndaj e-Albanias.
Përmes një postimi në ‘Tëitter ’Rama shkruan se ‘Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane’.
Sakaq siguron se asnjë e dhënë nuk është fshirë, si dhe shërbimet publike janë kthyer në punë.
Postimi i plotë:
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!