Aurela Basha ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe duke treguar anën tjetër të kryedemokratit, Lulzim Basha, përtej kostumit të një politikani. Sot ajo ishte pranë bashkëshortit të saj edhe në nisje të kësaj fushate, ku u ngjit në skenë së bashku me dy vajzat e vogla.
Nën ritmet e këngës së fushatës së Sia-s ‘Unstoppable’ dhe borive të makinave dhe mitingu i militantëve është mbyllur aktiviteti i PD në sheshin “Nënë Tereza’, teksa nga podiumi krah 3 vajzave të familjes së tij, përshëndeti qytetarët me 2 gishtat lart që janë kthyer në simbol të PD-së.