Rusia ka deklaruar se do t’i përgjigjet vendimit “provokues” të Gjermanisë për të mbyllur katër nga pesë konsullatat ruse në vend, duke i hequr licencat e tyre.
Vendimi i Berlinit erdhi pasi Moska njoftoi se do të kufizonte numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi në 350.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim në Berlin se këto veprime të pamenduara, provokuese nuk do të mbeten pa përgjigje nga ne”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të publikuar ditën e sotme.
Më herët Qeveria gjermane i kishte kërkuar Rusisë të mbyllë katër nga pesë konsullatat e saj në Gjermani. Vendimi i Berlinit erdhi pasi Moska njoftoi se do të kufizonte numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi, në 350.