Pasi mbylljes së gjimnazit “Mehmet Akif”, të njëjtin fat ka pasur kopshti me të njëjtën pronësi. Ministria e Arsimit ka urdhëruar mbylljen e këtyre dy institucioneve arsimore me pretekstin se nuk plotësojnë të gjitha kushtet ligjor dhe se janë konstatatuar shkelje të rënda të legjislacionit në fuqi.
Ndërsa avokati i kopshtit ‘Turgut Ozal e ka konsideruar mbylljen e institucioneve arsimore turke si shkelje e ligjit dhe një urdhër i padrejtë nga Ministria e Arsimit.
Në një komunikatë zyrtare, avokati Isuf Shehu e ka cilësuar këtë vendim të ministrisë së arsimit të padrejtë dhe në shkelje të ligjit. Juristi sqaroi se kopshti ka qenë pjesë e fondacionit Gulen para vitit 2004 dhe më pas kanë kaluar në emër të dikujt tjetër. Më tej, Shehu shton gjithashtu se në ministrinë e arsimit nuk kishte një dokumentacion të sqaruar e më pas ka filluar procedura me ministrinë e arsimit, ku më pas, nuk ka pasur një komunikim.
“Në urdhër thuhet se ky kopsht ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit. Kopshtit ju la detyrim të kthejë pagesat e kryera nga prindërit, të bëjnë të mundur transferimin dhe të plotësojë çdo dokumentacion që i kërkohen nga institucionet. Kopshti është hapur në tetor të vitit 1998 dhe është pjesë e shoqërisë”, tha avokati.