Mbyllja e “Mehmet Akif”/ Vokshi: Nëse Rama nuk është duke ndërtuar për Vuçiç, është duke shembur për Erdogan.

Deputetja e PD-së  Albana Vokshi përmes një deklarate nga selia blu, për mbylljen e gjimnazit “Mehmet Akif”, për të cilin ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se nëse nuk është duke ndërtuar për Vuçiç, është duke shembur për Erdogan.

Vokshi ka theksuar se PD-ja e refuzon politiken e vasaliteti, që sipas saj po bën kryeministrit Rama.

“Edi Rama si një ajotollah, ka urdhëruar dy gra në qeveri, që të mbyllin gjimnazin dhe kopshtin “Mehmet Akif”, me rreth 220 nxënës.

Në këto momente, prindër dhe nxënës po protestojnë kundër vendimit të Edi Ramës. Ata shprehen se mbyllja e këtij institucioni nuk ka lidhje me cilësinë e tij, siç pretendon Evis Kushi. Përfaqësuesit ligjor të shkollës shprehen se i kanë plotësuar të gjitha detyrimet ligjore të shkollës.

16 medalje dhe një dekoratë e firmosur nga Edi Rama, i jepen një shteti që e urren arsimin. Edi Rama ka urdhëruar në fillimin e vitit shkollor pas asnjë paralajmërimin mbylljen e kësaj shkollë. Prindërit e nxënësve nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me fëmijët e tyre.

Gjimnazi “Mehmet Akif” ka shkëlqyer në mësimdhënie, dhe këtë e vërtetojnë studentët që ka nxjerrë. Edi Rama kur nuk është duke ndërtuar për Vuçiç, është duke shembur për Erdogan.

PD refuzon politikën e vasalitetit që shkatërron atë që kemi ndërtuar që me themelimin e shteti deri në këto 30 vite që po përpiqemi të ndërtojmë shtetin sipas standardit të perëndimit, ajo që po ndodh sot me gjimnazin Mehmet Akif, nuk është mbyllje por shembje”, tha Vokshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *