Mbyllja e shkollave, Kushi: Një nga prindërit mund të qëndrojë me fëmijët, s’ka penalitet në punë

Pas vendimit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar si pasojë e uljes së temperaturave, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur se njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare.

Sipas Kushit, ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe sipas saj, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.

Informim për prindërit:

Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.

Ju uroj të dielë të qetë!

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *