Kreu i PD, Sali Berisha ka dënuar mbylljen e shkollës ‘Mehmet Akif’.
Me anë të një deklarate për mediat, Berisha ka akuzuar Ramën që zbaton urdhërat e Presidentit turk, Erdogan. Më tej ai u bën thirrje qytetarëve që të mbështesin protestat e nxënësve, pasi mbyllja e shkollës përbën një shkelje flagrante.
“Sot dua të dënoj qëndrimin cinik të Edi Ramës, ndaj shkollave dhe arsimit privat në Shqipëri. Ky vasal i shpifur i Erdogan i cili e konsideron Shqipërinë ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash dhe xhamish, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe me një histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjit ‘Mehmet Akif’. Në traditën e tij të gënjeshtrave, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit udhëton si taksi, ka blerë godinën. Gënjeshtar i lindur, po të na thotë pak kopshtit me 255 nxënës, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopshtin që mbylle? A mundet një kryeministë të bëjë betejë me parashkollorët?
U bëj thirrje qytetarëve të mbështesin protestën se kjo përben një shkelje flagrante. Vendim i marrë jashtë Shqipërie, vendim i turpshëm. Lidhje të sëmura dhe të dyshimta. Si mundet kryeministri me urdhër të presidentit të Turqisë të mbyllë shkollat e vendit”, deklaron Berisha.