Një jaht luksoz është mbytur pasditen e sotme në Dhërmi. U mësua se në momentin që mjeti lundrues u fundos, nuk kishte persona në bordin e tij.
Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues, ndërkohë që bëhet me dije se jahtit dyshohet t’i jenë hapur tapat në pjesën e fundit. Për rrjedhojë, mjeti lundrues është mbushur me ujë dhe është përmbytur.