Mbytet një pushues në plazhin e Durrësit

Një i moshuar është mbytur sot në bregdetin e Durrësit. 75-vjeçari B.S., banues në Durrës është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1 të këtij qyteti.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *