Mbytet ‘Rruga e Arbrit’ me një “pikë” ujë/ Oligarku Rrok Gjoka mori paratë dhe kapi tenderat e radhës

Reshjet e fundit të shiut e kanë kthyer Rrugën e Arbrit në një liqen.

Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës vijon të këtë problem për drejtuesit e automjeteve.

Sa herë ka reshje shirash kjo pjesë e rrugës përmbytet për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore.

Mbrëmjen e kaluar uji në rrugë ka arritur në një lartësi të konsiderueshme duke penguar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve.

Drejtuesit e automjeteve thonë se i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është me probleme që nga bajpasi i Murrizit e deri në Bulqizë.

Rënie gurësh ka pasur edhe në segmentin Bulqizë – Maqellarë të rrugës së Arbrit. Rrrok Gjoka ka marrë paratë për këtë aks rrugorë, por rruga është gati e pakalueshme ende pa u inaguruar.

Deri më tani, Rruga e Arbërit ka kushtuar rreth 500 milionë euro.


Materiali eshte prone intelektuale e www.prapaskena.com

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *