Një varkë me 47 emigrantë që ishte nisur nga ujërat e Libisë drejt Italisë është mbytur. Lajmin e bëri me dije Organizata ‘Alarm Phone’ që sqaron se në Itali ka rënë alarmi për orë të tëra por është vonuar shpëtimi.
“Shumë nga 47 personat në bord janë të zhdukur”, shkruan organizata ndërsa shton se janë mbytur dhjetëra persona që ndodheshin në varkë.
Alarm Phone shkruan autoritetet italiane u kishin dhënë udhëzime anijeve tregtare të pranishme në zonë, por vëzhgimi zgjati vetëm 24 orë. Për këtë arsye Alarm Phone akuzon Italinë për ngjarjen tragjike.
Një video e publikuar në rrjetin social ‘Twitter’ nga gazetari Sergio Scandura shihet varka në vështirësi dhe anijet tregtare që përpiqen ta mbrojnë atë nga dallgët, por nuk arrijnë të ndërhyjnë.
🆘
🔴 47 Persone a rischio
L'imbarcazione, segnalata da @Alarm_Phone, è a 113 miglia NW Bengasi, è alla deriva, col motore in avaria, in balia delle onde🌊. Tanker 🚢#Basilis_L 🇲🇭 sulla scena.
Il video del velivolo 🛩️ #Seabird2 #SeaWatch
📍OSINT via @RadioRadicale
⏳
🔢
🧵 pic.twitter.com/Pk56AGpxvM
— Sergio Scandura (@scandura) March 11, 2023