Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi Përmetin ku 24-vjeçari Albi Muhollari mbyti nënën e tij me qese plastmasi.
Një ditë pas ngjarjes, fqinjët shfaqen të tronditur dhe në shok për krimin e rëndë në familje, ndërsa shprehen se i riu nuk kishte shfaqur më herët shenja depresioni.
Një prej fqinjëve tha se Albi Muhollari e kreu të gjithë studimin e tij në Amerikë dhe se ishte ekselent. Së fundmi, 3-4 muaj më parë, edhe prindërit e tij kishin shkuar për të vizituar të birin në Amerikë.
“Kemi 30 vite që e njohim atë familje. 3 muaj kishin që kishin shkuar prindërit andej, ndërsa djali ishte me 10 bënte shkollën andej. Ne e morëm vesh në orën një të natës. Ne nuk dinim asgjë që ai vuante nga depresioni. Na thanë që duhet ta kishin mbajtur në spital. I ati kishte njoftuar policinë por se merrnin dot për shkak se duhej firma e doktorit.
E kishim komshinj. Jemi rritur me ta. Nuk e dini që kishte probleme me depresionin. Qe i sëmurë, por doktori s’i dha asgjë. Djalin nuk e kisha parë ndonjëherë se vinin e iknin shpesh në Amerikë.”- thanë fqinjët për mediat.