‘McGonigal’”/ Ish-deputeti i PS-së kritika ministrave: Po dremisin, duhet të flisnin për këtë çështje

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të paraqitet në Parlament dhe t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës për çështjen “McGonigal”. Në një intervistë për mediat, Bushati deklaroi se kryeministri e ka për detyrë t’i përgjigjet jo vetëm deputetëve të opozitës, por të gjithë qytetarëve pavarësisht kahut të tyre politik.

Bushati ka shprehur kritika edhe për heshtjen e ministrave të kabinetit qeveritar. Sipas tij, ata duhet të flisnin për këtë çështje, madje t’i dilnin edhe në mbrojtje kryeministrit Rama.

Ish-deputeti socialist e ka konsideruar kabinetin si një film pa zë.

Ervin Bushati: Nuk mendoj që bllokimi i Parlamentit do i shërbejë PD-së. Do e shohim që në zgjedhjet lokale, PD do marrë rezultate të dobët. Do ketë çmime ngushëlluese në disa bashki të vogla, por do i humbasë të mëdhatë.

McGonigal, a shmanget Rama që të përgjigjet në Parlament?

Ervin Bushati: E para, kryeministri e ka për detyrë të jetë në Parlament. Bënë mirë të jetë dhe të përgjigjet në Kuvend. Nuk ka pyetje idjote, por ka përgjigje të sakta ose jo. Qeveria ka për detyrë të jetë aty. Duhet ta gjejë forcën dhe nervat. Patjetër që është e bezdisshme. Duhet të përgjigjet. Nuk e meriton Berisha që t’i përgjigjet, por qytetarit që ka votuar PD-në.

Pse nuk e ka bërë deri më tani?

Ervin Bushati: Nuk mendoj që ka çështje që mund të merret ose jo. Berisha do të markojë territorin. Revolucion nuk është. Revolucioni është i bolshevikëve. Revolucion është kur ndërron sistemin. Berisha është vetë deputet, nuk mendoj se thotë që të zëvendësojë Republikën parlamentare. Revolucion do të thotë të ndërrojë sistemin. Rilindje është term i bukur. Nuk ishte një gjë që do të hidhte një sistem poshtë. Kryeministri duhet të shkojë në Parlament. Do e ketë mocionin me debat. Ministrat janë për të mbrojtur qeverinë. Është rrethi i parë pas kryeministrit, duhet të flasin. Unë e shoh, përveç dy rasteve, kabineti është si një film pa zë tani.

Ka kohë që zyrtarët e qeverisë nuk përgjigjen tani, jo veç për këtë çështje. Ne kemi parë kryeministrin që mbron çdo dikaster, ndërkohë që ministrat duhet të ishin aty sot dhe të mbronin kryeministrin Rama. Kjo është një apati, një dremitje e kabinetit. Përveçse i përgjigjen aksionit politik të Berishës, duhet të ishin marrë me reforma. Patjetër që duhet të mbronin kryeministrin dhe të thonë se si e shohin këtë situatë. Qeveritë s’janë teknike, por janë politike.

Në aktakuzë Rama rezulton i përmendur 14 herë. Ish-e dashura e MNcGonigal, pretendon se kryeministri ka komunikuar me ish-agjentin e FBI-së.Mendoni që duhet të ishte marrë i pandehur Rama?

Ervin Bushati: Derisa nuk e kanë marrë, nuk duhet të merret. Nuk janë marrë as dëshmitari A dhe B. Kjo pjesa e zonjës Guerriero është pjesë e dosjes rozë, nuk merret as në gjykatë. Nuk është për t’u marrë, janë histori rozë. Derisa nuk ka të pandehur të tjerë, kjo tregon që çështja e mbyllur. Duhet të kemi besim tek drejtësia amerikane. Duhet të presim verdiktin e saj dhe të mos bëjmë gjyqe kot këtu publike. Nuk më duket një çështje që do ndryshojë diçka në fatin politik të vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *