“McGonigal” shkakton kaos në Kuvend/ Alibeaj kërkon nga SPAK hetime; Nikolla mbyll seancën

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar SPAK të nisë hetimet në lidhje me skandalin ‘McGonigal’ ku dyshohet përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në këtë aferë korruptive. Ai deklaroi se SPAK duhet të nisë procedimin penal pas kërkesës së Partisë Demokratike, që Rama t’i nënshtrohet drejtësisë.

“Oligarku rus paska marrë edhe titullin e të qenurit investitor strategjik në dy investime në Shqipëri në vitin 2018 në hecin e Shushicës, Sot duhet të ishte momenti kur Edi Rama duhet të dilte dhe të fliste. Vetëm kur je i pandehur ke të drejtë të heshtësh, I kapur në flagrancë në SHBA por ai ka detyrim të përgjigjet para shqiptarëve. Ka kaq kohë që ka hedhur baltë për rublat ruse. Duhet të japë sqarime. Tani nuk është më çështje që e kanë bërë miqtë dhe shokët.” – deklaroi ai.

Alibeaj u shpreh se SPAK duhet të nisë një procedim penal dhe Rama duhet t’i nënshtrohet drejtësisë.

Seanca u mbyll me shpejtësi pasi mazhoranca socialiste votoi projektligjet mes zhurmës dhe tensioneve të krijuara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *